Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grabitje me dhunë dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 47-vjeçari
English

Grabitje me dhunë dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 47-vjeçari

Durrës, 27 maj, NOA – Policia e Durrësit ka arrestuar mbrëmjen e djeshme një person të shpallur në kërkim për grabitje me dhunë dhe shfrytëzim prostitucioni. Operacioni i policisë së qytetit bregdetar është zhvilluar dje rreth orës 21:00 dhe në pranga ka rënë Hysni Morina, 47 vjeç, banues në Durrës.

Morina është shpallur fajtor nga gjykata për vjedhje me dhunë, të kryer në bashkëpunim, si dhe për favorizim të shfrytëzimit të prostitucionit. Veprat penale janë kryer nga Morina gjatë kohës që ka qenë emigrant në Itali.

Morina është dënuar që të vuaj pjesën e mbetur të dënimit me 2 vite, 10 muaj e 9 ditë burg nga Gjykata e Krujës më 14 tetor të vitit 2008. Ndërkohë që i njëjti vendim është lënë në fuqi nga Gjykata e Lartë në datën 10 janar të vitit 2011.

a.k/NOA

KOMENTE