English

Jahjaga në Varshavë: BE synimi kryesor i Kosovës

Varshavë, 27 maj 2011, NOA- Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga po merr pjesë në Samitin e liderëve të Evropës Qendrore që po mbahet në Varshavë.

Gjatë kësaj vizite ajo zhvilloi një takim me Presidentin e Hungarisë, Pal Schmitt.

“Synim i popullit dhe i institucioneve të Republikës së Kosovës është integrimi në Bashkimin Evropian, që do t’i hapë perspektiva të reja vendit tonë”, u shpreh Jahjaga gjatë takimit.

Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e liberalizimit sa më të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në vijim të dy presidentët diskutuan edhe për dialogun e filluar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe Presidentja Jahjaga tha se zgjidhjet që do të ofrohen duhet të jenë zgjidhje europiane dhe në funksion të përafrimit të të dyja vendeve me BE-në.

Presidentja Jahjaga veçoi në takim se synim parësor i popullit dhe i institucioneve të Republikës së Kosovës është integrimi në Bashkimin Evropian.

Nga ana e tij, Presidenti i Hungarisë, Pal Schmitt theksoi përkushtimin e vendit të tij për përkrahjen e Republikës së Kosovës drejt agjendës së integrimeve evropiane të Kosovës.

a.y/NOA

KOMENTE