English

Kim Basinger rikthehet komedisë

SHBA, 27 maj NOA - Kim Basinger do të rikthehet në ekranet e kinemasë me një komedi të zezë.

Bibla e spektaklit “Variety” faktikisht ka anonçuar se aktorja është duke përfunduar tratativat për të interpretuar “Fortune” të Clark Johnson, një film i shkruar nga Nancy Fichman dhe Jennifer Hoppe që rrotullohet rreth një të riu të përfshirë në një vrasje dhe me dy motrat spiune që tentojnë të kapin një keqbërës për të arritur tek çmimi që kishin vendosur për kapjen e tij.

Fatet e tyre të dhunshme takohen në Las Vegas.

Edhe Heather Graham, Catherine O’Hara dhe Jason Patric janë në marrëveshje për të interpretuar në kastin e aktorëve të këtij filmi.

r.b/NOA

KOMENTE