English

“Lumë” kryetarë shtetesh i rezervojnë takime presidentes së Kosovës

Varshavë, 27 maj 2011 – Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, e cila po merr pjesë në Samitin e liderëve të Evropës Qendrore, që po i zhvillon punimet në Varshavë, ka zhvilluar një varg takimesh me homologët e saj nga shtete të ndryshme.

Fillimisht, ajo ka pasur nderin të jetë presidentja e parë, e cila është pritur me ceremoni zyrtare nga Presidenti i Republikës së Polonisë, Bronisllav Komorovski, para fillimit të samitit, ndërsa më pas ka zhvilluar takime të veçanta me Presidentin e Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviq, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi dhe Presidentin e Letonisw, Valdis Zalters. ***

Në takimin me Presidentin e Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviq, Presidentja Jahjaga e ka vlerësuar lart bashkëpunimin që kanë Kosova dhe Kroacia në shumë fusha. Ajo ka theksuar nevojën e zgjerimit dhe intensifikimit të këtij bashkëpunimi. Presidentja Jahjaga theksoi synimin parësor të Republikës së Kosovës, integrimin evropian dhe procesin e liberalizimit të vizave, duke shtuar se në këtë fushë ajo mund të përfitojë shumë nga përvoja kroate. Nga ana e tij, Presidenti Josipoviq, pasi uroi edhe një herë Presidenten Jahjaga për zgjedhjen e saj në krye të Kosovës, theksoi se kjo paraqet një fakt të rëndësishëm për Kosovën dhe për rajonin. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes të dy shteteve në të gjitha fushat dhe u shpreh se Kroacia mund të ndihmojë shumë Republikën e Kosovës në procesin e integrimeve evropiane, me përvojën nga rruga që ajo ka ndjekur.

***

Presidentja Atifete Jahjaga zhvilloi një takim të veçantë edhe me Presidentin e Letonisë, Valdis Zalters. Në takim u bisedua marrëdhëniet mes dy vendeve tona dhe fushat ku ky bashkëpunim mund të zgjerohet dhe intensifikohet. ***

Gjatë drekës zyrtare dhe në margjina të samitit, Presidentja Jahjaga është takuar dhe ka biseduar edhe me Presidentin e Republikës së Gjermanisë, Christian Wulf, Presidentin e Republikës së Austrisë, Heinz Fischer, Presidentin e Republikës së Italisë, Giogio Napolitano e presidentë të tjerë, pjesëmarrës në samit. a/b/NOA

KOMENTE