English

Murinjo në gjurmët e Eto

Madrid, 27 Maj NOA - Pasi jemi mësuar me idenë se për Realin nuk ka asnjë lojtar që nuk është i pashijshëm, së fundmi ka mbërritur dhe oferta për Samuel Eto.

Në këtë mënyrë, pas interesimit të City, Murinjo me sa duket u ka thënë drejtuesve më të lartë të Realit për të përgatitur një ofertë për sulmuesin e Interit, duke prezantuar një shumë prej 35 milionë eurosh në corso “Vittorio Emanuele”.

Moratti me sa duket është hedhur në mendime nga kjo ofertë, kjo pasi bomberi kamerunas nuk është më entuziast për të qëndruar në Milano.

Duke arritur në një shitje të tij, Interi mund të kapë një bonusit të mirë në bilancin financiar, para të cilat mund t’i investojë më pas për një sulmues si Alexis Sanchez.

r.b/NOA

KOMENTE