English

Colin Firth vazhdon të “ngecë” në të folur

Londër, 28 Maj NOA - Është përfshirë aq shumë në rolin e tij saqë tani gjithmonë i mbahet goja teksa flet.

Colin Firth ka mësuar në mënyrë të magjishme të flasë ashtu siç kërkohej në rolin e tij të çmimi Oskar në “Diskutimi i mbretit” dhe tani shpesh herë i ka qëlluar të ngatërrohet teksa flet në intervista: “Nuk është hera e parë, ka momente në të cilën është me të vërtetë ngjitëse. Bllokohesh dhe fillon të mendosh dhe sa më shumë mendon aq më shuam përkeqësohet gjendja”.

Aktori britanik, për të interpretuar pjesën e mbretit Xhorxhi VI, duhet thënë se ishte futur tërësisht në personazh ku duhet thënë se kishte arritur një performancë thuajse perfekte.

r.b/NOA

KOMENTE