Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndërpritet greva e urisë në burgun e Dubravës
English

Ndërpritet greva e urisë në burgun e Dubravës

Prishtinë, 28 maj 2011, NOA- Greva e cila zgjati për afro një javë në burgun e Dubravës, ka përfunduar pasditen e djeshme.

Ndërprerja e saj ka ardhur pas takimit dhe marrëveshjes me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi me këshillin e të burgosurve grevist të Qendrës Korrektuese të Dubravës, nga ku pritet që Ministria e Drejtësisë të hartojë projektligjin për të cilin protestuan grevistët.

Kërkesa kryesore e grevistëve Ligji për Amnisti duket se është dëgjuar pas rekomandimeve të ministrit Kuçi, drejtuar presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe Komisionit për Amandamentimin e Kushtetutës, që në amandamentimin e Kushtetutës të përfshihet edhe Instituti i Amnistisë dhe futjes së këtij instituti si kategori kushtetuese.

a.y/NOA

KOMENTE