Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sulm me bombë në Afganistan, 7 të vdekur
English

Sulm me bombë në Afganistan, 7 të vdekur

Takhar, 28 maj 2011, NOA – Shtatë të vdekur, mes të cilëve dy oficerë të lartë policie dhe tre ushtarakë gjermanë mbetën viktima të një sulmi me bombë në krahinën Takhar në Afganistan.

Nga sulmi me bomba u plagosën edhe nëntë persona, anëtarë të forcave të sigurisë. Shpërthimi ndodhi në godinën e një kompleksi qeveritar në veri të Afganistanit.

“ Kemi 7 të vdekur dhe 9 të plagosur”, u shpreh për agjencinë franceze të lajmeve, Faiz Mohamad Tauhidi, zëdhënës i qeverisë lokale.

“Tre ushtarakë gjermanë dhe 4 afganë, mes të cilëve gjenerali Daut Daut dhe kreu i policisë për krahinën Takhar, Sah Xahan Nuri gjenden mes të vdekurve”, thuhet në deklaratën e autoriteteve lokale.

Ndërsa mes nëntë të plagosurve është edhe guvernatori i krahinës Takhar, Abdul Xhabar Takou.

Sulmit arriti t’i shpëtojë komandanti i forcave shumëkombëshe në veri të Afganistanit, i cili ndodhej në godinë, në momentin e shpërthimit.

Sulmi terrorist u mor përsipër nga talebanët, të cilët konfirmuan autorësinë në një komunikatë dhënë për agjencinë franceze të lajmeve AFP.

mit/NOA

KOMENTE