English

Vdekje e dyfishtë, humb jetën gjatë lindjes nëna me foshnjën

Berat, 28 maj 2011, NOA- Një rast i rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në qytetin e Beratit, ku një nënë e re ka humbur jetën së bashku me fëmijën e saj teksa po e sillte në jetë atë.

Marjana Bucka e moshës 32 vjeçare, ka gjetur jetën teksa po sillte në jetë fëmijën e saj të dytë si pasojë e komplikimit të lindjes.

Nga ana e bluzave të bardha të qytetit thuhet se, viktima vuante nga një sëmundje gjaku çka duket se ka vështirësuar së tepërmi procesin e lindjes.

Megjithatë nga ana e policisë ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave dhe zbulimin e shkaqeve që çuan në këtë vdekje të dyfishtë.

a.y/NOA

KOMENTE