English

Zgjimi herët në mëngjes, sjell imunitet të dobët

E shtunë, 28 maj 2011, NOA- Njerëzit që punojnë që orët e para të mëngjesit, zgjimi me sforcim nga shuam persona konsiderohet si fillimi me sukses i ditës dhe i rendimentit në punë.

Mirëpo ekspertët pohojnë se ata njerëz janë të ekspozuar ndaj rrezikut më të nga infektimeve të shumë llojeve si djersitje dhe sëmundjet stinore, më shumë nga ata që zgjohen më me ngadalë.

Një studim i kryer mbi sportistë dhe njerëz që zgjohen herët, treguan se sasia e kortizolit, respektivisht hormonit të stresit i cili dobëson sistemin imun të organizmit është shumë më i madh tek sportistet që ushtrojnë herët në mëngjes ata që vrapojnë si dhe tek njerëzit që nguten në punë.

“Rezultatet e këtij studimi treguan se koha optimale për ushtrime në fakt është pjesa e ditës e cila shkakton efektin më të vogël të zvogëlimit të imunitetit, apo mbrëmja”, deklaroi dr. Ligeri Dimitry nga Universiteti Brunel në Anglinë Jugore.

Në këtë studim, të publikuar në mediat britanike për mjekësi sportive, dr. Dimitry dhe kolegët e tij veçojnë se ata studiuan efektet e programeve të ushtrimeve të mëngjesit dhe mbrëmjes, më 14 notues të dalluar.

Ndërkaq ekspertët thonë se pas sforcimeve dhe zgjimit pa u ngopur mirë me gjumë bën që të ulet edhe imuniteti i personave, duke sjell edhe shpërqendrim.

a.y/NOA

KOMENTE