English

Grabitën me dhunë, arrestohen 3 persona në Lushnje

Lushnje, 30 maj 2011, NOA – Policia e Lushnjes ka vënë në pranga tre persona, që grabitën me dhunë një shtetas në rrugën Lushnje-Divjakë.

Tre personat e arrestuar mesditën e të dielës i vodhën me dhunë një shumë parash prej 47.000 mijë lekësh si dhe një aparat celular shtetasit 44-vjeçar me iniciale S.R.

Vjedhja ndodhi në rrugën Lushnje-Divjakë, në afërsi të vendit të quajtur “Kthesa e Çermës”.

Tre vjedhësit u arrestuan nga blutë e Lushnjes rreth orës 20.00 të mbrëmjes së 29 majit, pas identifikimit të tyre dhe kapjes në një kohë fare të shkurtër.

Të arrestuarit janë Pëllumb Meta, 34 vjeç, banues në fshatin Çermë e Sipërme të Lushnjes; Adriatik Meta, 31 vjeç, banues në fshatin Çermë e Sipërme dhe Shaban Sinani, 41 vjeç, banues në fshatin Bishçukas të Lushnjes.

Tre të arrestuarit do të ndiqen penalisht për veprën penale të vjedhjes me dhunë e kryer në bashkëpunim.

mit/NOA

KOMENTE