English

Grabiti bakër në një banesë, arrestohet 19-vjeçari

Shkodër, 30 maj, NOA – Një 19 vjeçar është arrestuar dje nga policia pasi akuzohet për grabitje. Klaudio Gjoni 19 vjeç, banues në lagjen "Skënderbeg" të qytetit Shkodër është kapur në flagrancë duke vjedhur një sasi materiali bakri në një banesë private në lagjen “Vojo Kushi” .

19-vjeçari ka qenë duke grabitur sasinë e bakrit për ta shitur më pas atë. Ndaj 19-vjeçarit ka nisur ndjekja penale për veprën penale të vjedhjes.

a.k/NOA

KOMENTE