English

Pamje e çuditshme, në mes të autostradës makina bie në një gropë

Kinë, 30 maj, NOA – Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në një qytet të Kinës. Një makinë ka rënë në një gropë të hapur në mënyrë të çuditshme mes të autostradës. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Changchun, në provincën Jilin.

Në gropë ka përfunduar një makinë e vogël, ndërkohë që para saj ka kaluar një kamion. Fatmirësisht nuk ka pasur viktima. Një çift i ri që ishte brenda në makinë ka shpëtuar vetëm me plagosje të lehtë.

Mendohet se shembjen e rrugës e ka shkaktuar kamioni i cili ishte i ngarkuar me tuba të rëndë çeliku. Ndërkohë që autoritetet e policisë janë duke hetuar për rrëzimin e tabanit të rrugës.

a.k./NOA

KOMENTE