English

Frika për ndërprerjen e ndihmave, Greqia vë alarmin

Athinë, 31 maj 2011, NOA- Greqia ka dhënë shenja alarmi, në rast ndërprerje të ndihmës ekonomike nga ana e ndërkombëtarëve.

Kjo deklaratë është lëshuar nga ministri i Financave, Jorgo Papakonstantinou i cili ka paralajmëruar se ndërprerja e ndihmave nga borxhi prej 110 miliardë eurosh do të ishte një katastrofë për Greqinë.

“Nëse vendi do të lihet pa ndihma, atëherë do të jetë një katastrofë dhe do të ishte një mënyrë për të mbytur ekonominë. Të gjitha palët e përfshira në negociata janë të kujdesshme, por unë kam besim se do të arrijmë një rezultat të mirë”, është shprehur Papakonstantinou.

Afro një javë më parë dështuan negociatat mes krerëve të shtetit grek, të mbledhur në Athinë, të cilët nuk arritën marrëveshjen mbi planin e ri anti-krizë.

a.y/NOA

KOMENTE