Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbërrin eUrbanLink, rrjeti social për të udhëtuar nëpër botë
English

Mbërrin eUrbanLink, rrjeti social për të udhëtuar nëpër botë

I disponueshëm falas, aplikacioni App për sistemet Android dhe App Store

Romë, 31 Maj 2011 NOA – Të planifikosh një udhëtim, ta tregosh dhe përshkruash atë, të ndash përvojën e përjetuar dhe të krijosh miqësi të reja.

Këto janë mundësitë që vijnë nga eUrbanLink, i pari rrjet social për udhëtimet, i cili të mundëson të përjetosh eksperiencën e udhëtimit, para, gjatë dhe pas kryerjes së tij, në mënyrë shoqërore dhe argëtuese.

Risia vjen e zbatueshme përmes aplikacioneve Apple dhe Android dhe faqja e internetit eUrbanLink bën të mundur që ju të shtoni pikat tuaja të preferuara turistike, duke përfshirë tek to edhe një përshkrim, apo një koment ose përshtypje, një foto apo informacione të tjera.

Vendet që shihen me më shumë interes janë ato historike, kulturore dhe pasuritë natyrore, si për shembull një muze apo një monument, një aeroport apo një plazh.

eUrbanLink është eUrbanLink që do të thotë se është një guidë turistike interaktive e cila shërben për të zbuluar vende të reja dhe për t’u informuar. E jo vetëm kaq.

eUrbanLink ofron mundësinë për të luajtur, për të bërë miqësi të reja apo për të ndarë emicione në të njëjtën kohë.

I sinkronizueshëm me rrjetet e tjera sociale, Facebook e Twitter, eUrbanLink shihet si i nevojshëm për t’u përdorur në të gjitha udhëtimet që ju kryeni, duke bërë të mundur kështu që të fiksoni në memorien tuaj aventurat e përjetuara gjatë udhëtimeve, e po ashtu edhe si një mënyrë për t’u treguar miqve tuaj, gjithçka duhet të dinë kur të gjenden në qytetin tuaj.

Një aplikacion falas i eUrbanLink (App Store dhe Android) gjendet në faqen e internetit (www.eurbanlink.com), i disponueshëm në të gjithë botën, përfshirë dhe Shqipërinë.

Kurse në videon e mëposhtme ju mund të gjeni të gjitha udhëzimet dhe informacionet e dobishme mbi këtë risi të teknologjisë.

Ju mund të ndiqni eUrbanLink edhe në rrjetet sociale si Tëitter dhe Facebook.

eUrbanLink është një realitet i lindur në Itali, me karakter ndërkombëtar Aktualisht ofrohet në gjuhën angleze, por shumë shpejt do të jetë i disponueshëm edhe në gjuhë të tjera, duke nisur me italisht e spanjisht.

Ky rrjet social parashikon të arrijë deri në fund të vitit në 500 mijë aplikime. Kurse janë parashikuar edhe marrëveshje me operatorë në sektorin e turizmit për të të shtuar ofertat e shërbimit eUrbanLink.

e.t/NOA

48

KOMENTE