Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndahet nga jeta modelja, po luante wrestling me mikeshën e saj
English

Ndahet nga jeta modelja, po luante wrestling me mikeshën e saj

Atlanta, 31 Maj NOA - Një modele amerikane është ndarë nga jeta në 30 vjetorin e saj të lindjes, pikërisht në momentet që po festonte.

Lashawna Threatt dhe mikesha e saj më e mirë, balerina Ciara Williams, ishin duke luajtur wrestling, në 3.15 të natës në një hotel në Atlanta, ku përfunduan duke u përplasur me një vetratë xhami, rrjedhimisht duke rënë dhe nga kati i dhjetë.

Modelja është ndarë nga jeta, ndërsa mikja e saj është në gjendje tepër të rëndë.

Gjatë rënies – sipas Huffington Post – dy femrat në fjalë përfunduan në çatinë prej xhami të një verande.

Lashawna Threatt vdiq menjëherë në vend, ndërsa Ciara Williams, e cila ra në pjesën e jashtme të hotelit, W Midtown Hotel, ka pësuar fraktura të shumta dhe plagosje të rënda ku si pasojë gjendet e shtruar në spital në kushte tepër kritike.

r.b/NOA

KOMENTE