English

Nga Parisi në Ibiza, David Guetta luan në 9 mijë metër lartësi

Ibiza, 31 Maj NOA - Nga Parisi në Ibiza. Nga kontinenti në ishullin e “çmendurive”.

Gjithçka në një avion special, i ngjyrosur, me sedilje të arta dhe me drita neoni të kuqe.

Të gjithë kësaj i shtohet një DJ me famë botërore dhe çdo gjë është e përkryer.

Shoqëria ajrore spanjolle e Vueling dhe DJ David Guetta kanë transformuar një Airbus A320 në një diskotekë fluturuese.

Një show në një lartësi prej 9 mijë metrash nën ritmet e muzikës Mouse me pasagjerë që kërcejnë në sedilje.

Ky event ka koinciduar me inaugurimin e festës së përvitshme të legjendarëve Cathy & David Guetta F*** Me I’m Famous në Ibiza me fillimin e sezonit veror në ishull.

Për verën 2011, Vueling do të lidhë ishujt baleare me 11 qytete evropiane, duke vënë në dispozicion gati një milion vende për të shkuar.

r.b/NOA

KOMENTE