Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Studimi: Interneti izolon femijet
English

Studimi: Interneti izolon femijet

Gjermani, 31 maj 2011 NOA -Interneti ka ndryshuar jetën e individit por një gjë e tillë nuk ka vetëm efekte pozitive, të paktën sipas studiuesve. Gjithnjë e më shumë ndeshemi me prindër, të cilët ankohen pasi fëmijët e tyre kalojnë me orë të tëra në internet, larg sportit apo ajrit të pastër.Çfarë bën interneti me përdoruesit? Me fëmijët dhe të rinjtë? Kjo rrugë komunikimi, është relativisht e re, e pranishme thuajse kudo dhe zhvillohet me shpejtësi. Ajo sjell shumë avantazhe, por shumë pedagogë janë të mendimit se "World Wide Web" është më tepër terren ushqyes për njerëz me kompetencë të mangët sociale, që janë në gjendje vetëm për miqësi në Chat. Gjenerata e zbehtë e facebookut, me vështirësi komunikimi. Pesimizmi kulturor i vënë në provë: Për sondazhin e ifo-s "Surfing Alone" u shqyrtuan të dhënat e 18.000 të anketuarve të të ashtuquajturit "panel socialekonomik". Anketa pyet prej shumë vjetësh të njëjtin rreth personash për kushtet e mënyrën e jetësës. Përdoruesit e lidhjeve "broadband" u pyetën për aktivitetet e tyre sociale. A është e vërtetë, që nxënësit, që kanë DSL në shtëpi, i takojnë më rrallë shokët e tyre dhe marrin më pak pjesë në grupet e punës në shkolla? Ëößmann dhe kolegët e tij u befasuan. "Ajo, që ne mund të shohim konkretisht, është se ata në përgjithësi kanë aktivitet më të madh në grup se fëmijët e tjerë, pra për shembull bëjnë pjesë në një klub sportiv, në një shkollë muzike, apo në një brigadë rinore zjarrfikësish. "Një rezultat i bukur për një studjues ekonomist. Interneti është i mirë. Por: Ndoshta është e vërtetë, që ata që kanë lidhje broadband janë gjithsesi më aktivë dhe më të hapur.

KOMENTE