Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekstradimi i Mlladiç (VIDEO)
English

Ekstradimi i Mlladiç (VIDEO)

Autoritetet serbe kanë ekstraduar ish-gjeneralin e serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, në Tribunalin e Hagës, ku do të përballet me akuzat për gjenocid, krime të luftës dhe akuza të tjera që rrjedhin nga roli i tij në luftërat e Ballkanit, në vitet '90.

“Ratko Mlladiq është ekstraduar gjatë pasdites në Tribunalin e Hagës. Mbi bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Serbisë, si ministre e Drejtësisë e Qeverisë së Serbisë, unë e kam nënshkruar ekstradimin e Ratko Mlladiqit”, tha ministrja serbe e Drejtësisë, Snezhana Maloviq, në një konferencë për gazetarë.

Ekstradimi pason një vendim të gjykatës të 27 majit, i cili deklaroi se 69-vjeçari mund të ekstradohej në Gjykatën Ndërkombëtare me seli në Holandë, me gjithë kundërshtimet e avokatit dhe të të afërmve të tij, se "ai ishte në gjendje shumë të dobët shëndetësore për t’u përballur me procesin gjyqësor".

Mlladiq ka kaluar afër 16 vjet në arrati, para se të kapej më 26 majnjë fshat verior serb, raporton RFE.

I arratisuri më i kërkuar i Tribunalit të Hagës akuzohet për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për shkak të rolit që luajti në vrasjen e rreth 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë, si dhe për rrethimin e përgjakshëm katëvjeçar të Sarajevës.

Masakra e Srebrenicës e vitit 1995 konsiderohet të ketë qenë masakra më e rëndë e kryer në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

50

KOMENTE