English

Jahjaga nga Italia: Ndarja e territorit, përjashtohet nga Kosova

Romë, 1 qershor 2011, NOA- Gjatë qëndrimit të saj ën Itali me ftesë të Presidentit Giorgio Napolitano, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, mori pjesë të mërkurën në konferencën ndërkombëtare “Qyteti ndëretnik”, ku u takua edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun.

Gjatë fjalës së mbajtur në këtë takim ajo u shpreh se, historia e Kosovës është e dhimbshme dhe Kosova nuk dëshiron që ajo të përsëritet.

“Gjatë shekujve, njerëzit me prejardhje të ndryshme kanë bashkëjetuar me njëri-tjetrin, kanë jetuar së bashku, por gjithashtu në periudha të ndryshme kohore kanë konfrontuar njëri-tjetrin duke lënë pasoja për të gjithë. Konfliktet në ish-Jugosllavi kanë shkaktuar dhimbje dhe shkatërrim. Neve na vjen mirë që ideologjia ishte mposhtur, nga mobilizimi i pashembullt dhe ndërhyrja e unifikuar e bashkësisë ndërkombëtare”, është shprehur Jahjaga.

Më tej ajo ka shtuar se propozimet dhe kërkesat për ndarje të reja të territorit ekskluzivisht përgjatë vijave etnike, të cilat në thelb janë një përplasje e ideologjisë së të kaluarës me vlerat europiane dhe ndërkombëtare të së sotmes, kundërshtohen fuqishëm nga Kosova.

a.y/NOA

KOMENTE