Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Maqedoni, partitë kërkojnë 25% të buxhetit për shqiptarët
English

Maqedoni, partitë kërkojnë 25% të buxhetit për shqiptarët

Shkup, 1 qershor 2011, NOA- Partitë politike shqiptare për herë të parë po zhvillojnë fushatën, duke pasur si kartë premtimi tërheqjen e 25 për qind të buxhetit të shtetit për shqiptarët.

Buxheti shtetëror dhe destinimi i pjesës së mjeteve prej 25 për qind, sa është popullsia shqiptareMaqedoni për shqiptarët gati se po shfrytëzohet nga të gjitha partitë politike.

Kreu i RDK-së, prof.dr. Rufi Osmani thekson se partitë e tjera i kanë vjedhur këtë ofertë partisë që drejton ai, pasi që sipas tij, RDK ka kapacitetet e kërkuara si dhe planin analitik të hartuar nga ekspertë financiar dhe ekonomik, që dinë se ku harxhohet edhe dinari i fundit nga buxheti i shtetit apo ku edhe destinohet.

“Shtylla kryesore e platformës së RDK-së është marrja e hises së buxhetit prej 25 për qind. Ne i kërkojmë dhe dimë të tërheqim këto miliona apo miliardë dollarë, sepse kemi kapacitete dhe jo llafe, siç bëjnë të tjetër. Me këto para do të ndërtohen projekte shqiptare në infrastrukturë, ekonomi, kulturë dhe sfera të tjera”, theksoi kreu i RDK-së, Rufi Osmani.

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi ka shtuar kërkesën dhe oferta e tij është se në rast se PDSH hyn në Qeveri ajo siguron se deri në 50 për qind buxheti do të përdoret për shqiptarët.

“Me një angazhim të përbashkët ju premtoj se nga ajo pjesë e buxhetit që me platformën e re do ta sigurojmë, deri në 50 për qind do të përdoret për zonat të cilat kanë qenë më të goditura nga presioni shtetërorë. Pa marrë hisen që iu takon shqiptarëve në buxhet, nuk do të mund të përmirësohen kushtet jetësore as të zbutet papunësia”, ka theksuar Thaçi në tubimet me qytetarët.

Edhe Demokracia e Re thirret në programin e saj për të marrë pjesën e buxhetit të shtetit. Kreu i kësaj partie, Imer Selmani theksoi se me ardhjen e Demokracisë së Re në pushtet, të paktën dy miliardë euro nga mjetet qeveritare do të investohen në infrastrukturë dhe për zhvillimin e ekonomisë edhe në vendbanimet shqiptare.

BDI thekson se ka platformën ekonomike që përmban projekte dhe vepra kapitale me rëndësi vitale ekonomike për shqiptarët. Kjo parti vlerëson se premtimet e partive tjera janë boshe, pa projekte dhe oferta konkrete.

“Është me rëndësi, se ne modelin tonë e bazojmë në zhvillim ekonomik dhe shanse të barabarta, që janë postulati kryesor në vlerat që ne i fokusojmë në përgjithësi në perspektivën politike dhe ekonomike të vendit. Ndaj edhe angazhohemi që zhvillimi jonë ekonomik të bazohet në katër shtylla:integrimi ekonomik, ekonomi konkurruese, zhvillimi i qëndrueshëm, kohezion social ekonomik dhe territorial”, thekson anëtari i lartë i BDI-së dhe ministri i ekonomisë, Fatmir Besimi.

Profesori i ekonomisë në UEJL, Abdylmenaf Bexheti, detekton problemin e partive shqiptare, të cilat ndër vite nuk kanë mundur të marrin hisen e merituar nga paratë shtetërore, edhe pse shqiptarët marrin pjesë përmes taksave në mbushjen e arkës shtetërore. Ai jep alternativa se si partitë shqiptare ta ndryshojnë procesin e përpilimit të buxhetit.

“Si mënyrë e vetme për të ndryshuar procesin e përpilimin të buxhetit, pavarësisht se cila parti është në pushtet, do të duhej të krijonin një “Këshill fiskal” që do të merret me studimet, analizat dhe krijimin e bazës fiskale si dhe projekteve konkrete për buxhete konkrete. Me një analizë dhe argumente të qëndrueshme mund të sfidoni qeveritë me disponim diskriminues fiskal ndaj rajoneve, projekteve dhe komunave shqiptare. Vetëm kjo është zgjidhje e qëndrueshme fiskale, çdo gjë tjetër është vetëm zhurme ditore politike dhe mbledhje e “termave fiskale” e jo të “pjesëmarrjes meritore”, ka theksuar eksperti Abdylmenaf Bexheti.

(INA)/NOA

KOMENTE