Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Robert Pattinson dehet për shkak të vetmisë
English

Robert Pattinson dehet për shkak të vetmisë

SHBA, 1 Qershor NOA - Robert Pattinson vuan nga vetmia.

Djaloshi bukurosh protagonist i sagës së “Twilight” ka rrëfyer për revistën “Max”, se larg popullaritetit dhe kamerave, ai nuk ka miq dhe shpesh herë ndodh që gjendet i vetëm në hotel duke u dehur pas punës së lodhshme.

Aktori ka bërë të ditur dhe ëndrrën e tij në sirtar: të bëjë karrierë në fushën politike.

Edhe pse është shumë i famshëm dhe fansat e tij janë në një numër tepër të madh, sërish aktori ka pranuar se ndihet tepër i vetmuar dhe e vuan shumë këtë fakt.

“Tani askush nuk më merr ne telefon – thotë Pattinson në numrin e qershorit të revistës “Max” – Në momentin që kam mbaruar punën i marr të gjithë personat që njoh për të dalë dhe në rast se askush nuk është i disponueshëm atëherë qëndroj në hotel për tu dehur. Është e tmerrshme”.

r.b/NOA

KOMENTE