Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Spanja: Gjermania të dëmshpërblejë fermerët, humbën 200 milionë euro
English

Spanja: Gjermania të dëmshpërblejë fermerët, humbën 200 milionë euro

E mërkurë, 1 qershor 2011, NOA- Bakteri Escherichia Coli dhe pretendimi se përhapja e tij është bërë nga kastravecat e importuar në Gjermani nga Spanja, ka bërë që kjo e fundit të reagojë.

Pas deklaratës së shoqatës së fermerëve të Spanjës se tregtia ka rënë rreth 200 milionë euro ka bërë që zëvendëskryeministri spanjoll Alfredo Perez Rubalcaba të shprehet i prerë ndaj Gjermanisë.

“Madridi synon të ndërmarrë edhe hapa ligjorë kundër autoriteteve të Hamburgut, ishte e qartë që në fillim se ky lloj patogjeni nuk ishte shfaqur kurrë më parë në Spanjë, për këtë arsye sëmundja nuk ka ardhur nga hapësira jugore europiane”, deklaroi Rubalcaba.

Ndërkaq qeveria spanjolle ka kërkuar zhdëmtim për humbjet në miliona shkaktuar fermerëve spanjollë për shkak të krizës së shkaktuar nga epidemia e patogjenit të rrezikshëm për jetën EHEC.

Lidhur me këtë kërkesë zhdëmtimi, ministrja gjermane për Mbrojtjen e Konsumatorit, Ilse Aigner ka marrë në mbrojtje autoritetet e Hamburgut, duke thënë se patogjeni u gjend në tre kastraveca të ardhur nga Spanja, prandaj ishte i nevojshëm një paralajmërim i shpejtë. Mësohet se deri më tani numri i të vdekurve në Gjermani nga bakteri Escherichia Coli ka shkuar në dhjetëra vetë.

a.y/NOA

KOMENTE