English

Twitter lançon foto-sharing

SHBA, 1 Qershor NOA - Twitter është e gatshme për të lançuar një shërbim të ri të saj dhe bëhet fjalë për shpërndarjen e fotove.

Në këtë mënyrë janë vënë në kompeticion me Flickr, Twitpic dhe Instagram.

Lajmi është bërë i ditur nga siti teknologjik Techcrunch, por kjo risi po bën xhiron e saj në të gjithë uebin.

Shërbimi mund të jetë i disponueshëm nëpërmjet platformës twimg.com, që Twitter ka marrë në zotërim korrikun e shkuar.

Prezantimi i këtij shërbimi duhet të vijë nga organizata e reklamave për foto-sharing.

r.b/NOA

KOMENTE