English

Vjedhje në bankë, ishin maskuar si murgesha

Çikago, 1 Qershor NOA - Një goditje e madhe me citim kinematografik është kryer në Çikago.

Një çift, burrë e grua, të veshur si murgesha dhe me maskë, janë futur në një bankë, duke kërcënuar punonjësit me pistoletë dhe si rrjedhojë duke mbushur çantat e tyre me para.

Në imazhet që janë marrë nga kamerat e sigurisë shihet qartë që të dy kanë mbajtur të veshur maskat që janë përdorur tek “The Town”, film i realizuar në 2010 në të cilin interpreton Ben Affleck.

r.b/NOA

KOMENTE