Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
150 vjet bashkim kombëtar/ Italia bëhet qendra e botës me mbi 40 liderë shtetesh
English

150 vjet bashkim kombëtar/ Italia bëhet qendra e botës me mbi 40 liderë shtetesh

Romë, 2 qershor, NOA/ Eglantina Nasi – Kryeqyteti i Italisë, Roma, me të drejtë, sot mund të cilësohet se ka qenë qendra e botës pasi ka përfshirë në zemrën e saj, Koloseun, të ftuar të 80 vendeve dhe më shumë se 40 krerë shtetesh.

Nën një ceremoni speciale, të gjithë kanë shijuar së bashku, momentin e veçantë historik të vendit që shtrihet përtej Adriatikut: 150 vjet bashkim kombëtar!

Kanë qenë të gjithë së bashku: rusi Medvedev, izraeliti Shimon Peres, palestinezi Mahmoud Abbas, mbreti Juan Carlos i Spanjës, Sekretarit i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon, Biden nga Shtetet e Bashkuara etj. E mes tyre, edhe presidenti shqiptar...

Simboli i kryeqytetit italian, Koloseu përjetoi një moment të veçantë. Ndërsa ardhja e kryeministrit italian Silvio Berlusconi në Altarin e Atdheut u përshëndet nga një breshëri borish, pasuar nga duartrokitje.

Duartrokitje që shoqëruan më pas edhe kalimin honorifik dhe ceremonial të kreut të shtetit, Xhorxho Napolitano.

Ndërkaq, gjatë paradës ushtarake të Forumit romak dhe festimeve tradicionale, masat e sigurisë kanë qenë të jashtëzakonshme.

Forca speciale, snajpera nga çdo anë dhe 2.500 ushtarë dhe oficerë për të ruajtur kryeqytetin italian, pa lejuar as fluturimet në hapësirën e tij ajrore.

Festimet filluan me vendosjen e një kurore në atë që quhet Altari i Atdheut.

Në fund, një mbrëmje festive në pallatin Quirinale, shoqëruar me koncert dhe darkë speciale, ofruar nga kreu i shtetit për nder të të ftuarve.

Pak histori ...

Italia nuk ka ekzistuar si shtet deri në vitin 1861, moment kur ajo u bashkua, nën drejtimin e Vittorio Emanueles, që u emërua si mbret i Italisë.

Rruga që çoi në formimin e Mbretërisë së Italisë filloi pas Kongresit të Vjenës në vitin 1815, por mbretëria u krijua pas luftës së dytë të Pavarësisë dhe një ekspedite të udhëhequr nga Giuseppe Garibaldi.

Në fund të kësaj lufte, Mbretëria e Sardenjës përfshinte territoret e sotme të Valle d'Aostas, Piemontes, Sardenjës, Lombardisë, Emilia-Romagnas, Ligurias dhe Toscanas.

Ndërsa në vitin 1860, u organizua më pas një ekspeditë re e Garibaldit.

Ndërkohë, Komiteti për Bashkimin Kombëtar i Napolit u përpoq për të pushtuar kryeqytetin.

gusht, Basilicata u bashkua me Mbretërinë e Italisë. Gjithashtu në gusht, Giuseppe Garibaldi kaloi Ngushticën e Messinas dhe Pulias dhe rrëzoi burbonët me kryengritjen e Altamuras.

Më 7 shtator 1860, ai hyri në Napoli, i braktisur tani nga Mbreti Francis II i burbonëve.

Në vitin 1861, me takimin e parë të Parlamentit italian, është shpallur Mbretëria e Italisë, të cilës i mungonin ende Veneto dhe Friuli, Roma, Trentino-Alto Adige, Venezia dhe Giulia, territore që do të futeshin brenda territorit të saj në vitet e mëvonshme.

Statuti Albertin, i cili u shpall nga Carlo Alberto i Savojës, më 4 mars 1848, u shtri në tërë mbretërinë për të përcaktuar karakteristikat e reja të monarkisë kushtetuese.

Mbretëria e Italisë lindi kështu, si zgjerim i Mbretërisë së Sardenjës.

Mbretëria e re u njoh nga vendet e huaja dhe përhapi idenë se një Itali e bashkuar ka qenë një burim stabiliteti për të gjithë kontinentin.

Italia sot është një vend i njohur për të gjithë. Sidomos për pasurinë e sak kulturore, pasi është edhe vendi me më shumë trashëgimi kulturore në UNESCO (41 deri më tani).

n.e/NOA

KOMENTE