English

150-vjetori i Bashkimit të Italisë, çifti presidencial shqiptar në Romë

Romë, 2 qershor 2011, NOA – Në kremtimet e 150-vjetorit të Bashkimit të Italisë mes krerëve të shteteve të ftuar merr pjesë edhe Presidenti i Republikës Bamir Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi.

Presidenti ndodhet në Itali qysh prej të mërkurës në krye të një delegacioni zyrtar.

Festimet tradicionale të festës Kombëtare të Italisë do t’i ndjekin nga afër krerë shtetesh e drejtues qeverish të mjaft vendeve të Evropës dhe të mbarë botës.

2 qershori është edhe Festa e Republikës Italiane, pasi në këtë ditë kremtohet lindja e Repubikës, kur 85 vite më parë, në 2-3 qershor të vitit 1946 u mbajt referendumi për formën e qeverisjes së vendit, pas rënies së fashizmit.

Populli italian i dha fund mbretërimit të dinastisë Savoja me 12 718 641 vota kundër dhe 10 718 502 pro vendosjes së Republikës.

mit/NOA

KOMENTE