Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Alarmi i KE: Kosova po rrezikon buxhetin e vitit 2011
English

Alarmi i KE: Kosova po rrezikon buxhetin e vitit 2011

Bruksel, 2 qershor 2011 NOA- KE i kërkon autoriteteve kosovare të ndëmarrin masa paraprake të konsolidimit të buxhetit për vitin 2011. Në një komunikatë për mediat të Komisionit Evropian, pas takimit mbi raportin e progresit të autoriteteve të Kosovës dhe Komisionit Evropian, thuhet se përfaqësuesit e Komisionit kërkuan nga autoritetet të shpjegojnë hollësisht programin ekonomik, të miratuar së fundi nga Qeveria, dhe planin shoqërues të veprimit. “Komisioni theksoi nevojën për prioritetet dhe radhitjen e masave të ndryshme, si dhe përvijimin e tyre me veprimet në kuadër të Planit të Veprimit të Qeverisë për Partneritet Evropian, si dhe me strategjitë tjera, që gjithashtu ndikojnë në aktivitetet ekonomike dhe të punësimit”, thuhet në njoftimin e Komisionit Evropian. Në takim është diskutuar një spektër i gjerë i temave si: zhvillimi makroekonomik i Kosovës, politikat fiskale dhe financiare, privatizimi i ndërmarrjeve publike, sistemi statistikor dhe menaxhimi financiar, si dhe kontrolli i fondeve publike. “Shërbimi i Komisionit mirëpriti regjistrimin e rregullt që është bërë në muajin prill dhe kërkoi nga Kosova të përmirësojë mbledhjen e të dhënave statistikore për qëllime socio-ekonomike, pasi që ato janë të domosdoshme për politikëbërje”, thuhet në komunikatën për media të Komisionit Evropian. Takimi është bashkëkryesuar nga Ministria e Integrimeve Evropiane dhe Drejtorati i Përgjithshëm i Komisionit Evropian për Çështje Ekonomike dhe Financiare.

a.q/NOA

KOMENTE