English

Eminem padit Audin

SHBA, 3 Qershor NOA - Një reklamë e Audit, me sa duket ka “kopjuar” një spot të Chrysler në të cilin Eminem është protagonist.

Edhe në muzikë, aq sa Eight Mile Style, shoqëria e rreperit nga Detroit, ka paraqitur një ankesë ndaj Audit, që sipas tyre, ka përdorur një interpretim jo të autorizuar të “Lose Yourself”.

Zëdhënësi i shtëpisë italo-amerikane, Gualberto Ranieri në mënyrë ironike ka deklaruar: “Dikush mendon se definimi i “copyright” është ai i kopjimit të materialeve nga të tjerët”.

“Është shumë impresionuese: ajo çka është e jashtëzakonshme – ka konfirmuar Detroit Free Press menaxheri i Eight Mile Style, Joel Martin – është dhe ngjashmëria me këngën që është përdorur për Chrysler. Në momentin që e pamë menduam se bëhej fjalë për një shaka”.

r.b/NOA

KOMENTE