English

Juventus, presing për Inler dhe Sanchez

Torino, 3 Qershor NOA - Juventus është duke bërë presing mbi Udinezen për dy lojtarët e saj Inler dhe Sanchez.

Pas takimit të dështuar në Mialno për kilenin, ku ndodheshin drejtuesit e klubit të Udinezes, ka arritur të përfitojë Beppe Marotta i cili ka drekuar me Gino Pozzo për të folur në lidhje me mesfushorin zviceran dhe trekuartistin kilen.

Për sa i përket të parit Juventus ka arritur një akord me lojtarin, ndërsa për “Nino Maravilla”, çështja duhet thënë se është shumë e ndërlikuar pasi në radhë të parë çmimi i tij është tepër i lartë dhe së dyti janë shumë klube të tjera në garë për Sanchez.

r.b/NOA

KOMENTE