Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kjo grua…
English

Kjo grua…

Nga Elsa Ballauri

Griselda Roshi nuk është rasti i rrallë në botë që ka bërë rrëfim të gënjeshtërt, e ndikuar nga një rrethanë e rëndë familjare, nga një sëmundje psikike apo nga ndonjë tronditje psikologjike apo e identitetit. Arsyet pse e shtynë nusen e re në këtë situatë të pazakontë dhe sidomos tepër të rrallë për t’u dëgjuar nga veshët e opinionit shqiptar, janë individuale, aq sa ne të gjithëve, në këto momente pas ngjarjes, thjesht na vjen keq. Ka një aspekt (më shumë se një) tjetër mbi të cilin ia vlen të shtrish një analizë – mënyra se si u transmetua në psikologjinë shoqërore ky rast. Edhe kjo ngjarje nuk “shpëtoi”, u politizua. Madje që natën që ndodhi dëgjova diskutime të zjarrta se “ç’të bëjnë këta, s’ta bën njeri”. Ndërkohë që pati një sensibilizim të shumë njerëzve të shoqërisë civile, ne komunikuam me njëri-tjetrin dhe ndjemë se ndoshta duhej shkuar për vizitë në familjen e lënduar apo duhej bërë të paktën një telefon… Ky rast nxori edhe më shumë në pah raportin tonë si qytetarë me institucionet shtetërore. Kjo përballje bazohet mbi paragjykimin: themi menjëherë se janë të ngadalshme, “policia vonohet, prokuroria mendohet, ata bëjnë sikur punojnë, janë të politizuara dhe të polarizuara”, … shkurt i neglizhojmë, që në fillim nisemi me mendimin se çfarëdo të thonë ata, e kanë gabim, se institucionet janë në dorën e maxhorancës dhe se do të marrin urdhra e pastaj do të flasin… Kemi dhe nuk kemi të drejtë. Kemi të drejtë sepse nuk ndihemi mirë në raportin tonë me shtetin: Nuk i besojmë atij, dhe kjo jo për fajin e qytetarëve, por është puna e tyre e dobët, korrupsioni dhe papërgjegjshmëria e tyre që e ka krijuar këtë opinion. Por, nga ana tjetër, midis politikës dhe institucioneve qëndron një urë e varur, tepër e brishtë dhe që mund të ndikohet dhe të përkulet majtas apo djathtas, në varësi të lëvizjes që bën kalimtari i radhës mbi të… Kështu, institucionet e shtetit janë mbrojtëse e mirë e interesave të njerëzve të fuqishëm, sesa e interesave të shtetasve. Por, shpesh edhe nuk kemi të drejtë, sepse edhe institucioneve të specializuara u duhet një kohë e caktuar për të marrë vendime të sakta. Padurimi ynë i kalon ndonjëherë masat dhe akuzon institucionin (kryesisht i ndikuar psikologjikisht nga arsyeja që thamë më lart), për mosmbajtje përgjegjësie, për fshehje të lajmit etj.

Një tjetër fokus, i cili ra shumë në sy për mënyrën se si u trajtua rasti, ishte media. Si bashkëshorte e kryetarit socialist të Bashkisë së Kavajës, znj. Roshi, natyrisht që e pati shumë të ndjeshme vëmendjen e deputetëve të Partisë Socialiste ndaj saj: ata menjëherë u treguan nga media se si bënë vizita në mesnatë. Mënyra se si opozita bëri vizitën… përpara një fatkeqësie të gjithë janë të ndjeshëm, por tendenca jonë për ta ndarë edhe dhimbjen dhe ndjeshmërinë njerëzore politikisht është jo vetëm e gabuar, por edhe qesharake…, dhe kjo pamje nuk është vetëm e opozitës… e kam parë me pozitën kushedi se sa herë të tjera. E njëjta mënyrë false e shprehjes se gjoja dhimbjes që mban pas një sjellje të sofistikuar, për t’u armatosur sërish për një betejë tjetër me kundërshtarin politik… Politika qëndron midis nesh dhe institucionit. Ajo me mjeshtëri krijon situata për ta lëkundur sipas dëshirës dhe interesit të saj ankthin apo inatin qytetar. Mbulimi që i bënë mediat është një çështje e jashtëzakonshme për t’i analizuar ato. Në fazën e parë, kur nëpër ajër u ndje tensioni politik dhe lajmi nën zë se është një vrasje politike që bëhet nga pushtetarët kundër opozitës, mediat që janë dukshëm të lidhura me opozitën, si Top Channel, News 24, jepnin lajme të vazhdueshme të përsëritura, të njëjtat hipoteza dykuptimëshe etj. Pasi gdhiu dita dhe qytetarët akoma jetonin në dilemat midis enigmës së pazgjidhur dhe hamendjes gati të besueshme, filloi një sulm lajmesh më intensive nga ana e ABC (që është dukshëm e pozicionuar djathtas). (Me konsideratë mund të them se Ora News vazhdon të jetë e paanshme). ABC u përqendrua kaq shumë mbi hollësirat e kësaj ngjarjeje, dhe jo vetëm për të dhënë lajmin e ri, por më një nxitim dhe preokupim të dukshëm për të treguar se qeveria nuk ka gisht në këtë ngjarje, se nuk është një ngjarje politike, duke treguar haptas se vizita e deputetëve të opozitës në familjen e kryebashkiakut ishte e tepruar dhe e dështuar… Është normale të diskutohet edhe kjo, por kur një media fshihet pas interesit politik, kur ajo anon nga njëra anë, e ka të vështirë ta trajtojë edhe lajmin me të gjithë kompleksitetin e tij: A është një rast tragjik gruaje që megjithëse luajti me një figurë shumë të shenjtë dhe delikate për të rriturit, që është fëmija, meriton vëmendje nga të afërmit, nga mjekësia, nga media, jo duke e nxjerrë në pah, por duke e ruajtur personalitetin e saj të sëmurë apo të cenuar? Rasti i kësaj gruaja të le shtangur dhe të detyron të mendosh me shumë seriozitet për shoqërinë tonë. Pavarësisht gjendja mendore jo normale e saj, fakti që ka trilluar një histori me rrëmbyes, me gjestin kriminal të lindjes së detyruar, me rrëmbim të fëmijës dhe, mbi të gjitha, me ngjarje që ndodhin në mes të kryeqytetit, në sy të të gjithëve, e gjithë kjo histori, pra, ka pasur efektin e një traume kolektive që ndikoi te qytetarët, duke iu treguar atyre se janë të pasigurt në këtë vend. Pse gjeti ajo këtë mënyrë? Mendoj se nuk është e rastësishme dhe as politike. Është një realitet që e ndeshim të gjithë, kryesisht me fjalë, por edhe me shumë ngjarje që na kalojnë përpara syve. Frika që ka qytetari ende ekziston dhe kjo vjen nga dobësia e shtetit. Pra, individi bën si të dojë, si t’i teket, si t’i shkrepet në mendje pas një ëndrre të bukur apo të frikshme që ka parë natën… dhe kjo është frika që duhet të na mundojë të gjithëve… se si, ngadalë- ngadalë po ndikojmë me të gjitha forcat tona negative, indiferente, të papërgjegjshme, për të shpërbërë shtetin tonë, e kundërta e së cilës duhet të jetë qëllimi i rëndësishëm i jetës qytetare. Kjo fobi nuk duhet të na trembë, por të na bëhet mësim…

KOMENTE