English

Tori Spelling në shtatzëninë e saj të tretë

SHBA, 3 Qershor NOA - Është fotografuar në plazhet e shkëlqyera në Malibu dhe bëhet fjalë për Tori Spelling, e cila ka festuar duke nxjerrë në rrezet e diellit barkun e saj të fryrë si rrjedhojë e shtatzënisë.

Aktorja kishte veshur një mini-bikini dhe duhet thënë se është në pritje të fëmijës së saj të tretë.

Ylli i telefilmit Beverly Hills, ka dhe dy të fëmijë të tjerë Liam, 4 vjeç dhe Stella 2 vjeç me bashkëshortin Dean McDermott.

Aktorja 37-vjeçare amerikane, vajza e produktorit Aaron Spelling, kohët e fundit ka realizuar dhe një tatuazh romantik në trup dhe bëhet fjalë për një pjesë poetike të famshme të William Shakespeare.

r.b/NOA

KOMENTE