Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasja e emigrantit në Vlorë, arrestohen dy persona
English

Vrasja e emigrantit në Vlorë, arrestohen dy persona

Vlorë, 3 qershor, NOA – Pas pesë muajsh policia e Vlorës ka arritur të identifikojë autorët e vrasjes së ndodhur në fshatin Panaja, ku humbi jetën 39-vjeçari nga Patosi i Fierit, Romeo Fejzi Fejzullau.

Sipas policisë vrasësit e Fejzullahut dyshohet se janë; Luis Dero Rosi, vjeç 31 dhe Julsi Namik Tushi, 36 vjeç, të dy lindur dhe banues në Vlorë, në lagjen “Kushtrimi”. Ngjarja mendohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Rosi dhe Tushi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 30.10.2010 rreth orës 11:00, në fshatin Panaja në rrugën kombëtare Vlorë- Fier kanë kryer dhe atentatin ndaj 39-vjeçarit të ardhur nga Italia.

Dy personat udhëtonin me një automjetit tip Merceds-Benz “Rexhina” me xhama të errët, pa targa dhe i kanë prerë rrugën automjetit tip furgon “Renault” ngjyrë e bardhë me targa FR 0457 D i cili lëvizte nga Vlora në drejtim të Fierit.

Në fugron kanë qenë Romeo Fejzullau, Eduart Fejzullau dhe Neritan Shpata, tëd cilët ktheheshin nga Italia. Ndërsa nga makina Mercedes-Benz “Rexhina” kanë zbritur tre persona, njëri prej të cilëve, drejtuesi i mjetit, me një send të fortë ka thyer xhamin e derës së shoferit të furgonit tip “Renault”, Ndërsa një person tjetër, që ka zbritur nga pjesa e pasme e automjetit, ka pasur në dorë një armë zjarri tip automatik “Kallashnikov”, me të cilin ka qëlluar në drejtim të drejtuesit të furgonit.

Si pasojë e zjarrit të hapur me kallashnikovë ka mbetur i vrarë Romeo Fejzullahu i cili drejtonte automjetin.

Ndaj dy të arrestuarve pritet të nis dhe procedura penal. Ata akuzohen për “vrasje me paramendim” dhe “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

a.k/NOA

KOMENTE