Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Viktima e parë në bregdetin e Durrësit, mbytet në det 20-vjeçari
English

Viktima e parë në bregdetin e Durrësit, mbytet në det 20-vjeçari

Durrës, 4 qershor 2011, NOA – Pak ditë nga nisja e sezonit turistik shënohet viktima e parë në plazhin e Durrësit. Viktima e parë është një 20-vjeçar, i cili është mbytur në ujërat e plazhit të Durrësit, në afërsi të Shkëmbit të Kavajës.

Bëhet fjalë për 20-vjeçarin Ergys Duraku, nga Tirana, i cili ndodhej për fundjavë me miqtë në plazhin e Durrësit.

20-vjeçari kishte dalë në det me një pedalinë bashkë me shokët e tij, një shëtitje, e cila rezultoi e fundit.

Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se 20-vjeçari ka rënë në det për pakujdesi.

Fatkeqësisht i riu nuk dinte not, dhe shokët u hodhën në ndihmë të tij të mbështetur edhe nga policia kufitare duke e nxjerrë djaloshin nga thellësia e detit.

Burime nga policia bëjnë me dije se Ergys Duraku u dërgua i gjallë në spital, por ngaqë kishte pirë shumë ujë, vetëm pak minuta pas mbërritjes, ai nuk mundi të mbijetojë.

mit/NOA

KOMENTE
  • Roland Mucanji21:36 - 04 Qershor 2011
    Na vjen shume keq ,pa filluar mire sezoni turistik.Ngushellime familjes.