Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
WikiLeaks: Si udhëhoqi Gruevski me Qeverinë
English

WikiLeaks: Si udhëhoqi Gruevski me Qeverinë

Shkup, 4 qershor 2011, NOA- Rrjeti i internetit WikLeaks zbardhi sot dokumente tjera plotësuese lidhur me funksionimin e Qeverisë së deritanishme të udhëhequr nga Nikolla Gruevski.

WikiLeaks sjell letrën tjetër që ambasadori amerikan në Shkup, Filip Riker i ka dërguar Departamentit të Shtetit në Uashingtondhjetor të 2009.

Në këtë dokument theksohet se si Gruevski ka shfrytëzuar mekanizmat gjyqësore për aplikimin e lojalitetit dhe ballafaqimin me problematikët, duke mbjellë një atmosferë të frikës në shtet, dhe se në këtë rast përmendet rasti me ish-drejtorin e Fondit për shëndetësi, Trenkovski, për të cilën u ngritën akuza pas dorëheqjes së tij nga detyra.

Vetë Trenkovski para se të arrestohej ishte ankuar pranë ambasadës amerikane se ka marrë kërcënime nga shefi i kabinetit të kryeministrit Gruevski, Martin Protogjer, se do të sanksionohej. Në dokument theksohen takime të funksionarëve të lartë të VMRO-DPMNE-së të cilët ishin ankuar për situatën në këtë parti dhe për punët korruptive të shefit të shërbimit sekret, Sasho Mijallkov, i cili ishte lidhur edhe me porosinë e autobusëve dykatësh nga Kina.

Në vazhdim teksti integral nga letra e dërguar e datës 12/14/2009:

1. Gjatë muajve të fundit siç duket se kryeministri Gruevski dhe rrethi i tij i ngushtë në VMRO-DPMNE kanë shfrytëzuar funksionet gjyqësore dhe publike në shtet për të vendosur disiplinë partiake për të ngulfatur mendimet e ndryshme, dhe kjo ndikoi në përhapjen e atmosferës së frikës. Qeveria ka përdorur frazën keqpërdorim të kompetencave dhe keqpërdorim të pozicionit zyrtar kundër anëtarëve të elitës politike në Maqedoni. Arrestimet me publicitet të madh, paraburgimet dhe hetimet kundër ish-ministrave dhe ministrave aktual, përfaqësuesve të opozitës kanë ndikuar në rritjen e presioneve tek elita politike në Maqedoni, për të mbajtur nën kontroll nxitjet dhe kritikat kundër Qeverisë së Gruevskit. Gjithashtu janë dëgjuar edhe ankesa nga shoqatat joqeveritare, ku aktivistë të tyre janë thirrur në biseda informative.

Miqtë bëhen armiq të shtetit: Trenkovski dhe Besimi

2. Një arrestim më i fundit ishte i një funksionari të lartë si Gjorgji Trenkoski, ish-drejtor i Fondit për shëndetësi dhe anëtar i partisë në pushtet VMRO-DPMNE. Trenkovski kishte reputacionin si një nga burokratët më të pastër në Qeveri dhe i ishte ndarë "Ylli i artë" për vitin 2007 si një nga menaxherët më të mirë. Në qershor ai ofroi dorëheqje nga posti i tij për shkak të parimeve, për shkak se nuk ishte pajtuar me politikat momentale të kryeministrit Gruevski. Ai ishte gjithashtu absolvent i Programit Fellouship "Ron Braun" të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe ka lidhja të afërta me bashkësinë ndërkombëtare.

Më 3 nëntor ai u arrestua publikisht me akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe i akuzuar për pagesa të dyshimta për farmacitë. Trenkovski para arrestimit i ka thënë ambasadorit se shefi i kabinetit të kryeministrit e kishte kërcënuar me procedurë gjyqësore. Por, Protogjer më pas ka mohuar këtë. Arrestimi i tij ndodhi në rrugë, me mediat në gjendje gatishmërie të rastit, shihej qartë se bëhej fjalë për media të afërta me pushtetin, që ishin lajmëruar para arrestimit. Gazetat e karakterizuan Trenkovskin si të korruptuar. Në një takim me ambasadorin, anëtarë të Programit amerikan "Ron Braun" dhe bashkëpunëtor të Trenkovskit informuan ambasadorin se arrestimi i tij ishte motivuar politikisht dhe i orkestruar nga kryeministri Gruevski, për shkak se kishte thënë diçka që nuk duhej të thoshte edhe privatisht për kryeministrin dhe Qeverinë.

3. Një rast gati i njëjtë ishte me ministrin e Ekonomisë Fatmir Besimi, i cili akuzohej për një vendim për shitjen e aksioneve të ndërmarrjes së transportit publik në Shkup JSP, gjatë mandatit si ministër në koalicionin BDI-LSDM 2002-2006. Në vitin 2007 u hap hetimi preliminar për të vlerësuar ligjshmërinë e shitjes së aksioneve, por kjo nuk solli asnjë akuzë apo arrestim të ministrit Besimi. Ky i fundit ka shpjeguar se pas këtyre akuzave ka motive të qarta politike, me qëllim të rrënimit të imazhit të tij dhe të zvogëlojnë kërkesat e tij për reforma në sektorin energjetik si dhe për të ushtruar presion ndaj liderit të partisë së tij, Ali Ahmeti. Ministri Besimi më 23 nëntor i ka thënë ambasadorit se kërcënimi momental ndaj tij ishte tejkaluar, por ai ka shpjeguar se inspektorët e Qeverisë vazhdimisht kanë hulumtuar brenda ministrisë së tij dhe kanë siguruar të dhëna të cilat VMRO mund të shfrytëzojë kundër tij.

(INA)/NOA

KOMENTE