English

Eksploziv banesës së drejtoreshës arsimore rajonale

Durrës, 5 qershor 2011 NOA- Rreth ores 3.30 të mëngjesit të sotëm në lagjen nr 4 në Durrës, persona të paidentifikuar kanë vendosur një sasi tritoli në derën e apartamentit, në katin e katërt të një pallati, ku banonte Mira Bllani, drejtoresha arsimore në Durrës. Policia ka konfirmuar se nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme të vogla materiale, ndërkohë që banorët përreth pohojnë se kanë kaluar momente paniku. Të njëjtat burime thanë se po hetohet në disa pista lidhur me ngjarjen, ndërkohë që pista më e fortë ngelet ajo e vënies së eksplozivit për shkak të detyrës.

a.q/NOA

KOMENTE