Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Maqedonia voton, hapen të gjitha qendrat e votimit, 7 parti shqiptare në garë
English

Maqedonia voton, hapen të gjitha qendrat e votimit, 7 parti shqiptare në garë

Shkup, 5 qershor 2011, NOA- Qytetarët e Maqedonisë gjatë ditës së sotme do të drejtohen drejt qendrave të votimit, për të zgjedhur ligjvënësit e tyre si dhe qeverinë që do i drejtojë në mandatin e ardhshëm.

Raportohet se aktualisht janë hapur të 2976 qendrat e votimit, ku shumica e tyre e ka nisur punën në orarin zyrtar në orën 07.00 dhe nëse gjithçka do të shkojë siç është planifikuar, ky proces pritet të mbyllet në orën 19.00.

Në këtë garë zgjedhore përballen mes tyre 7 parti shqiptare, BDI e Ali Ahmetit, PDSH e Menduh Thaçit, RDK e Rufi Osmanit, DR e Imer Selmanit, BDSH e Bardhyl Mahmutit, PPD e Sefedin Harunit dhe BDK e Hysni Shaqirit.

Nga ana e palës maqedonase përballen mes tyre dy koalicione të mëdha, ai i udhëhequr nga VMRO-DPMNE e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe koalicioni i partive opozitare me Lidhjen Socialdemokrate, LSDM e Branko Cervenkovskit, të cilat përfshijnë të gjitha partitë e tjera të pakicave.

Do të jenë plot 1.821 122 qytetarë me të drejtë vote ata që do të zgjedhin deputetët e ardhshëm të kuvendit të Maqedonisë.

Ndërkaq procesi zgjedhor vëzhgohet nga 3700 vëzhgues vendor dhe 489 vëzhgues të huaj, kryesisht nga misioni OSBE-ODIHR.

Mësohet se do të jenë mbi 7 mijë policë janë trajnuar për të zbatuar detyrat për të ndjekur dhe siguruar në një distancë prej 100 metrash procesin zgjedhor dhe evitimin e parregullsive të mundshme.

Ndërsa ditën e djeshme votuan, të sëmurët, invalidët dhe të larguarit jashtë vendit që në total kapën shifrën e 2629 votuesve, vullneti i të cilëve do i bashkohet atij të qytetarëve të tjerë të cilët pritet të votojnë gjatë ditës së sotme.

a.y/NOA

KOMENTE