English

SHBA, vdes ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Lorenc Igëllberger

E diel, 5 qershor 2011, NOA- Ish- Sekretari amerikan i Shtetit Lorenc Igëllberger ka gjetur vdekjen në moshën 80 vjeçare, për shkak të sëmundjeve të akumuluara në vite.

Përfaqësues të ish Presidentit Xhorxh Herbert Uokër Bush dhe të ish Sekretarit të Shtetit Xhejms Bejker bën të ditur lajmin.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton vuri në dukje se ish-Sekretari Igëllberger ishte një zë i fortë dhe mbrojtës i fuqishëm i vlerave amerikane.

Ndërkaq Shtëpia e Bardhë bëri një deklaratë lidhur me këtë humbje, duke e quajtur zotin Igëllberger si një diplomat të shquar i cili i shërbeu vendit në ditët kritike në mbarim të Luftës së Ftohtë, pas rënies së Murit të Berlinit.

a.y/NOA

KOMENTE