English

Whitney Huston, mister për gjendjen shëndetësore

SHBA, 5 Qershor NOA - Është tepër shqetësuese gjendja shëndetësore aktuale e Whitney Houston dhe në të njëjtën kohë është kthyer në mister.

National Enquirer ka pohuar, sipas burimeve të sigurta se këngëtarja është shumë e dëshpëruar, pasi së fundmi mjekët e kanë diagnostikuar dhe i kanë thënë se vuan nga “enfisema polmonare”.

Mjekët e kanë urdhëruar këngëtaren të mos kthejë më asnjë gotë dhe të braktisë menjëherë cigaren.

Megjithatë zëdhënësja e Houston, Kristen Foster, ka përgënjeshtruar gjithçka, duke e kthyer çështjen në një mister të vërtetë.

Faktikisht në krahun tjetër Whitney, gjatë turit të saj është masakruar nga kritikët, pasi kollitjet e akne shoqëruar përgjatë këngëve, madje dhe në ato të cilat janë shumë të njohura dhe të vështira si “I will always love you”, duke i lënë të pakënaqur fansat.

r.b/NOA

KOMENTE