Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zgjedhjet në Maqedoni, si po blihen votat e romëve për 10 euro
English

Zgjedhjet në Maqedoni, si po blihen votat e romëve për 10 euro

Manastir, 5 qershor 2011, NOA – Fenomeni i blerjes së votave nga partitë politike nuk mund të mos vërehej edhe në zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni.

Blerja e votave është hasur në qytetin e Manastirit, ku siç raporton korrespondenti i agjencisë së lajmeve INA, votat e komunitetit rom po blihen me rreth 10 euro.

Partitë politike kanë blerë votat nga pjesa më e varfër e shoqërisë maqedonase, të cilët jetojnë më ndihmë sociale nga shteti.

Sipas të dhënave grupet për të mos humbur mbështetjen me ndihmë ekonomike kanë hedhur votën për partinë që i ka paguar.

Janë vetë pjesëtarët e këtij komuniteti që janë paraqitur pranë policisë dhe Prokurorisë në Manastir, për të denoncuar faktin.

Sikundër lajmërohet votat janë blerë kryesisht në një lagje të njohur Bair në Manastir, e banuar kryesisht nga komuniteti rom.

Pjesëtarët e komunitetit rom kanë konfirmuar për mediat se e kanë shitur një votë për rreth 10 euro dhe se kjo është mënyrë për të përfituar nga këto zgjedhje.

Pohime për blerjen e votave u përhapën edhe në zona tjera shqiptare në pjesën e Pellagonisë.

Por sikundër bëhet me dije këto sinjalizime për blerje votash janë hedhur poshtë nga shtabet partiake të partive shqiptare.

NOA/INA

KOMENTE