English

Zonat ku të votojnë krerët e partive

Shkup, 5 qershor 2011, NOA- Në të gjitha komunat dhe zonat e tjera të vendit procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme dhe pa ndonjë parregullsi, njoftojnë nga komisionet komunale.

Vëzhguesit vendor dhe të huaj janë të pranishëm në vendet e votimeve për të ndjekur procesin e votimit, ndërsa pranë qendrave të votimit në një distancë të përcaktuar ligjore janë të pranishme edhe forcat e rendit për të siguruar mbarëvajtjen e procesit.

Krerët e partive politike shqiptare do të votojnë në vendet e tyre.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti do të votojë në Zajaz të Kërçovës, kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi në Tetovë, kreu i RDK-së në fshatin Ajle të Gostivarit, kreu i DR-së, Imer Selmani në Saraj të Shkupit, kreu i BDSH-së, Bardhyl Mahmuti në Tetovë, kreu i BDK-së, Hysni Shaqiri në rajonin e Likovës si dhe kreu i PPD-së, Sefedin Haruni në Gradec të Gostivarit.

Krerët e partive politike maqedonase si ai i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe ai i LSDM-së, Branko Cervenkovski do të votojnë në Shkup.

(INA)/NOA

KOMENTE