English

Kate Moss martohet me një tjetër muzikant

SHBA, 6 Qershor NOA - Kate Moss do të martohet pas një muaji me muzikantin Jamie Hince.

“Jam duke i uruar vetes diçka: shpresojmë që jo të gjithë rrokerët janë njësoj”, - këto kanë qenë fjalët modeles bukuroshe në një intervistë të lëshuar për të përjavshmen A, që do të dalë në treg ditën e sotme duke iu referuar Pete Doherty, partnerit me të cilin është fejuar që në vitin 2005.

Kate Moss është rrëfyer për të përjavshmen e Maria Latella ndërsa në shtëpinë e fshatit në Gloucestershire, ka përfunduar detajet e fundit për ceremoninë.

“Do të ketë dhe një surprizë”, - deklaroi ajo, kume shumë mundësi mendohet të jetë një fustan nusërie që mban firmën e Kate Moss.

r.b/NOA

KOMENTE