English

Deputeti pranon: Publikova foto nudo, gënjeva gruan

Uashington, 7 qershor 2011 NOA- Deputeti demokrat i Nju Jorkut, Antoni Uajner ka pranuar, në një deklaratë për shtypin se ka u ka derguar foto të “paskrupullta” disa femrave, të cilat i kishte njohur në internet. Uajner, deri më tani kishte mohuar çdo të vërtetë lidhur me këto foto. “ Jam sjellë si një idiot i vërtetë. Gjithçka ka ndodhur është përgjegjësi e imja – ka deklaruar Uajner- Gënjeva sepse ndjehesha i turpëruar nga ato foto”.

Uajner ka pohuar se ka gënjyer të shoqen, median dhe opinion për fotot e turpshme. Deputeti demokrat është martuar një vit më parë me të shoqen, e cila punon në Departamentin Amerikan të Shtetit, pranë Hilari Klinton.

Ai ka pohuar se fotot nudo ua kishte dërguar të paktën 6 grave, të cilat ishin në moshë madhore dhe të cilat nuk i kishte takuar asnjëherë.

KOMENTE