Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dialogu Kosovë – Serbi, Krasniqi kërkon transparencë
English

Dialogu Kosovë – Serbi, Krasniqi kërkon transparencë

Prishtinë, 7 qershor 2011 NOA- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka kërkuar nga qeveria dhe koordinatorja e palës kosovare në bisedimet me Serbinë, që të tregohen më transparentë në raport me dialogun që po zhvillohet. Sipas Deutche Welle (seksioni në gjuhën shqipe), Krasniqi tha se ai si kryetar i Kuvendit nuk e ka marrë platformën e këtyre bisedimeve. “Është një e vërtetë e madhe se ne kemi vërejtje në lidhje me zhvillimin e këtyre bisedimeve për mungesën e informacioneve. Dhe, ne nuk mund të ndërtojmë qëndrim pa pasur informacione. Sapo t’i kemi informacionet, do ta kemi qëndrimin tonë”, është shprehur Krasniqi, pas takimit të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Në anën tjetër, koordinatorja Tahiri ka paralajmëruar nënshkrimin e një pako marrëveshjesh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjatë raundi të ri të bisedimeve që pritet të zhvillohen nga mesi i qershorit në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

a.q/ NOA

KOMENTE