English

Fabio Coentrao pothuajse një lojtar i Realit

Spanjë, 7 qershor NOA - Me sa duket është duke përfunduar transferimi i Fabio Coentrao nga Benfica tek Real Madrid.

Sipas shtypit portugez, firma e lojtarit mbi kontratën që do ta lidhë atë me klubin madrilen është vetëm çështje kohe.

Të përditshmet sportive “A Bola” dhe “Record” kanë konfirmuar se kostoja e operacionit për transferimin e mbrojtësit të krahut të përfaqësueses portugeze do të jetë rrotull 25 milionë eurove plus dhe transferimin e një lojtari të Real Madrid.

Coentrao është një nga dëshirat e vjetra të teknikut Murinjo.

r.b/NOA

KOMENTE