Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sherr me thika në Lushnje, dy të plagosur
English

Sherr me thika në Lushnje, dy të plagosur

Lushnjë, 7 qershor, NOA – Dy persona kanë mbetur të plagosur në qytetin e Lushnjes pas një sherri për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme në lagjen “Gafur Muço”. Autorët e plagosjes me thikë janë; Saimir Aliço, 38 vjeç dhe Xhino Aliço, 19 vjeç, të dy janë banorë të Lushnjes.

Ndërkohë që për personat e plagosur, policia ka bërë të ditur vetëm iniciale; B.Ç dhe E.Ç.

Saimir dhe Xhino Aliço pas sherrit të filluar me fjalë, kanë nxjerrë thikat dhe kanë qëlluar dy personat e tjerë. Sipas policisë personat e dëmtuar janë dërguar menjëherë në spitalin e Lushnjes dhe kanë marrë ndihmën e parë. Raportohet se gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

a.k/NOA

KOMENTE