Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BB: Azia rrezikohet nga ekonomia e ngadaltë
English

BB: Azia rrezikohet nga ekonomia e ngadaltë

Uashington, 8 qershor 2011- Ekonomia globale vazhdon të preket nga fenomene negative. Banka Botërore ka deklaruar se rritja ekonomike në pjesën më të madhe të rajonit të Azisë do të ngadalësohet në këtë vit, i ndikuar nga dobësia e rajoneve të industrializuara në Evropë dhe në shtetet e bashkuara si dhe nga ambienti me kreditim të shtrënguar në Azi. Raporti thekson se ngadalësimi në ekonomitë e Azisë është i pritshëm, pasi do të ndikojë në frenimin e rritjes së inflacionit në rajon dhe sidomos në produktet ushqimore. Sipas raportit, rajoni i Azisë lindore pa Japoninë në këtë vit do rritet me 8.5 për qind kundrejt 9.6 për qind në vitin e kaluar. BB pohon se pritet një rënie e çmimeve globale të produkteve ushqimore në gjysmën e dytë të këtij vitit dhe në vitin e ardhshëm e për pasojë parashikohet që kjo të reflektohet në “ftohjen e inflacionit”, por gjithsesi parashikohet që çmimet e ushqimeve të jenë të larta.

a.q/NOA

KOMENTE