English

DR humb betejën në KSHZ, hapi i radhës Gjykata Administrative

Shkup, 9 qershor 2011, NOA- Kërkesa e partisë Demokracia e re lidhur me zgjedhjet e së dielës së shkuar në Maqedoni është hedhur poshtë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Kërkesa e DR-së kishte të bënte me anulimin e një vendvotimi në njësinë e dytë zgjedhore, ku u vlerësua se kërkesa e saj nuk kishte asnjë bazë ligjore.

Ky ankimim erdhi pasi kryesuesi i kësaj partie në njësinë e dytë zgjedhore, Bastri Bajrami me mbi 30 vota nuk ka arritur që të marrë mandatin e deputetit, pas 7340 votave të grumbulluara.

Ndërkaq në rast të prishjes së këtij vendvotimi, ai do të kishte mundësi që të merrte mandatin, pasi do të merrte shumicën e votave në rast të përsëritjes, dhe automatikisht një deputet do të humbiste VMRO-DPMNE, duke rënë në 55 të tillë.

Vetëm gjatë ditës së sotme KSHZ ka shqyrtuar 11 ankesa të tjera të partive të tjera maqedonase për disa njësi zgjedhore, ndërsa DR pas humbjes së betejës në këtë hallkë pritet të bëjë ankesë pranë Gjykatës Administrative.

a.y/NOA

KOMENTE