English

Elbasan, përplasen dy makina, plagosen 5 persona

Elbasan, 8 qershor 2011, NOA- Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Elbasan-Cerrik, ku si pasojë e përplasjes së dy makinave kanë ngelur të plagosur 5 persona.

Njëri nga mjetet drejtohet nga një 42 vjeçar me iniciale S.Muça ndërsa tjetri nga një 22 vjeçar i identifikuar si R.Toska.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se njëri nga të plagosurit është më rëndë, mes jetës dhe vdekjes dhe si pasojë e dëmtimeve të marra ka përfunduar në koma dhe mosha mendohet të jetë rreth të 50-ve.

Nga ana e policisë e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes.

a.y/NOA

KOMENTE