English

Wesly Snipes qëndron në burg

SHBA, 8 Qershor NOA - Një tjetër disfatë për Wesley Snipes.

Kjo pasi protagonisti i serisë kinematografike “Blade” do të vazhdojë qëndrimin e tij në burg.

Nuk kanë vlejtur aspak tentativat e avokatëve të tij ligjorë për të kundërshtuar vendimin e gjykatës, që e ka dënuar me tre vite burgim pasi nuk ka paguar taksat nga 1999 deri në 2004 edhe pse arrinte të fitonte 37 milionë dollarë.

Gjykata e lartë, faktikisht refuzoi që të merrej me këtë çështje.

Snipes, që ka kaluar dhe tre vite të tjera në burgun federal të Pennsylvania, tani është dënuar nga gjykata e Floridas.

Mbrojtja e avokatëve të tij ligjor bazohej pikërisht tek kjo teori.

r.b/NOA

KOMENTE